Secondary Adv

Godine banimi, sherbimi dhe hoteleri prane Zogut te Zi | SINANI & ULTRA-TECH | 2020

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

SINANI CONSTRUCTION & ULTRA-TECH shpk - Godine banimi, sherbimi dhe hoteleri 2, 6, 9, 11, dhe 12 kat, me 2 kat parkim nentoke prane Zogut te Zi

Galeria

 

Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje
Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje
Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje

 

Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje
Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje
Projekti ULTRA TECH SHPK tek Zogu i Zi Apartamente ne shitje

 

Funksioni i objektit

Për sa i përket altimetrisë, objekti ndahet sipas funksioneve: dy katet nëntokë do të përdoren për parkim, kati përdhe do të shfrytëzohet për njësi shërbimi, kati i parë mbitokë i objektit do shërbejë si njësi sherbimesh dhe pjesa jug-lindore e volumit do të ketë funksionin e hotelit, ndërsa katet e tjera do të shërbejnë si apartamente banimi përgjatë gjithë volumit.

Katet e parkimit të nëntokës mund të aksesohen vetëm nëpërmjet rrugës “Hysni Gerbolli” dhe aksesi nga kati ne kat bëhet nëpërmjet rampave dhe nukleve të shkallëve. Vendet e parkimit në katet e nëntokes janë të pozicionuara përgjatë të gjithe siperfaqes dhe në katin -2 ndodhen dhe ambientet teknike. Aksesi i parkingut realizohet në veri-perendim te parcelës. Ventilimi i parkingut është menduar të jetë natyral, dhe për këtë arsye janë krijuar shunte ventilimi pergjatë perimetrit të volumit të nëntokës.

 

Konstruksioni dhe rrjeti i instalimeve

Konstruksioni i objektit do të jetë me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve mbitokë do të jenë me soletë monolite, dhe trarë 60cm, trarë të sheshtë me lartësi 30 cm dhe gjerësi nga 60-80 cm. Shkallët do të jenë brenda një kafazi me mure beton arme që do të jetë në funksion si shkallë emergjence. Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të vecantë për cdo apartament dhe sistemi i ngrohje ftohje është me sistem multijet.

 

Arkitektura, fasada dhe rifinitura

Projekti që po trajtojme i kondicionuar nga vendndodhja e tij në raport me PDV-në e miratuar dhe i ndodhur në një situatë me ndërtime shumëkatëshe me pamje vizuale të ndryshme dhe mes objektesh ekzistuese, fasadat e objektit në fjalë janë menduar të trajtohen me një gjuhë të ritmit shumëngjyrësh që shtrihet përgjate horizontalitetit të objektit tone dhe secila pamje planare e tij te ketë nje ngjyrë ne nje moment vrojtimi, pra nga kënde të ndryshme ndeshemi me impresione të ndryshme ngjyrash, gjë kjo që e bën me kreative pamjen e objektit në tërësi dhe mundëson një gjuhë më të lexueshme për orientimin dhe kuptimin e hapësirës urbane në raport me njërezit që do ta jetojnë apo thjesht vizitojnë. Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të “carjeve” dhe grupimi i tyre në disa module

 

Tabela


Zhvillues: Shoqëria " ULTRA-TECH" SH.P.K
Shoq. Ndertuese: Shoqëria " ULTRA-TECH" SH.P.K
Arkitekt: ATELIER 4
Konstruktor: Ing. Armeda Gramos, Ing. Dhimiter Papa
Ing Elektrik: Ing. Dëshira Mena
Ing Mekanik: Ing. Spiro Drita
Supervizor: Ing. Kristaq Kali, Dhimiter Papa
Drejtues Teknik: Ing Saidjon Kodhelaj
Kohezgjatja e punimeve: 60 muaj
Data e perfundimit te punimeve: 16.07.2025
Adresa: Rruga hysni Gerbolli, Rruga Asim Vokshi, Zogu i Zi, Don Bosko

Me shume projekte ne Shqiperi